Flash News

KRYESORE

Daljet televizive, shifrat se si e ka “pushtuar” Rama ekranin në 2016

Daljet televizive, shifrat se si e ka “pushtuar” Rama ekranin

Në emisionin “Opinion” që po transmetohet aktualisht në TV Klan, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka bërë publike disa të dhëna statistikore lidhur me shfaqjet televizive të kryeministrit Edi Rama gjatë vitit 2016.

Sipas Fevziut, që citoi një raport, nga 365 ditë që ka viti, Edi Rama është shfaqur 464 herë në ekranet televizive vjet, pra mestaraisht 1.5 herë në ditë.

Baton Haxhiu, i ftuar në studio, dhe një përkrahës i njohuri Ramës, kundërshtoi duke thënë se janë mediat ato që e kanë nxjerrë Ramën dhe jo anasjelltës.

Por duke patur parasysh regjinë qendrore me kaste të zyrave të kryeministrisë, zor se mund të besohet në një hipotezë të tillë.  

Të fundit