Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dallgët e egra e të pashtershme të Atlantikut dhe përralla reale e Pena-s, përjetime nga Portugalia

E thonë dhe studimet që udhëtimet ju bëjnë më mirë edhe se vetë martesa. Shumë prej njerëzve, të famshëm, por edhe të thjeshtët kur pyeten për pasionet e tyre e kanë të lehtë, "Udhëtimet" - përgjigjen menjëherë.
Foto ilustruese nga interneti
Udhëtimet janë një lloj terapie. Prandaj, në Politiko, do keni mundësinë shpesh herë që të lexoni edhe për eksperienca të ndryshme (personale) udhëtimesh dhe një "mini-guidë" për ju që planifikoni të shkoni diku dhe nuk e keni shumë të qartë se çfarë doni të vizitoni.
Fotoja nga d.z
Në këtë shkrim do flasim për Lisbonën, një nga qytetet më të bukura evropiane dhe kryeqyteti i Portugalisë. Po ashtu, në këtë shkrim do flasim dhe për qytete të tjera përreth që janë kthyer në destinacionet e preferuara të turistëve.
Fotoja nga d.z
E harruar prej dekadash nën hijet e gjigantëve të Evropës Jugore, si Franca, Italia ose Spanja, Portugalia është bërë një nga vendet që po preferohet shumë këto kohë të vizitohet. Por pse? Ka shumë arsye pse Portugalia është kthyer trend për t`u vizituar. Së pari, dielli perëndon mbi det. Një detaj i vogël bën gjithë ndryshimin. Për fat të mirë, Portugalia ka pjesën më të madhe të vijës bregdetare dhe plazheve të saja të cilat janë në atë orientim ku dielli perëndon mbi to, çdo ditë.
Fotoja nga d.z
Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëni, është të vizitoni bregdetin kur dielli po perëndon dhe të krijoni kujtime fantastike gjatë qëndrimit tuaj në Portugali. Tramët bëjnë këdo të lumtur. Jeta në shumicën e qyteteve të Portugalisë është zbukuruar me tramët historikë që lëvizin në gjithë qytetin dhe të japin panoramën e bukur të vendit. Veçanërisht në Lisbonë, është e pamundur të mos qeshësh teksa shikon atë pajisje të verdhë që ngjet e zbret kodrat.
Fotoja nga d.z
Kafja është kaq e mirë. Portugalia kolonizoi Brazilin, Angolën, dhe Timorin Lindor - disa prej prodhuesve më të mirë të kafes - tani duket se bën më shumë sens apo jo? Nuk do gjeni në asnjë vend - cilësi më të mirë krahasuar për çmimin - e kafe më të mirë në Evropë se sa në Portugali. Një kafe e mirë, ekspres kushton jo më shumë se 1 euro.
Foto ilustruese nga Interneti
Mund të jetoni një jetë përrallash në Sintra. Vetëm 40 minuta larg me tren nga Lisbona, ky qytet i vogël kodrinor është një magji. Të jep një shfaqje mbresëlënëse: pallatet, kështjellat elegante dhe gjithë pamja spektakolare e parkut "Sintra Cascais Natural Park". Arkitektura romantike e "Palácio da Pena" është një nga vendet që duhet vizituar dhe është shembulli i jetës reale të një kështjelle Disney (vetëm se jo në Disneyland).
Foto ilustruese nga Interneti
Peshku është gjithnjë i freskët. Vegjetarianët mund ta kalojnë këtë fragment pa e lexuar. Më shumë se 800 km bregdet, zona më e madhe e peshkimit në Evropë dhe çmimet qesharake (sepse janë shumë të ulëta), e bëjnë Portugalinë një nga vendet më peshk-miqësore që keni qenë ndonjëherë.
Disa nga llojet e peshqve në Portugali:
- Bacalhau
- Dourada
- Sardinha
- Robalo
Ka kudo rrugë me kalldrëm. Calçada Portuguesa është lloji i mozaikut të shtruar kudo në rrugët e Portigalisë, pjesë e planifikimit urban në këtë shtet (gjithashtu edhe në vende me ndikim portugez si Rio de Janeiro).
Fotoja nga d.z
*Shënim: Për të apasionuarit e takave, e kuptoni vetë që nuk mund t`i vishni në këto rrugë.
Mund të ketë klimën më të mirë në Evropë. Dimrat e butë rrallë zbresin në temperaturat nën 5ºC përgjatë bregdetit, e ndërsa vera e nxehtë jep freski nga flladi i Atlantikut.
Fotoja nga d.z
"Azulejos" janë fiksimi i radhës. Nuk mendoj se ka një vend tjetër në botë ku #tileart është kaq popullor. Përgatituni të gjeni pllaka të pikturuara në ndërtesat historike, instalimet moderne të dizajnit dhe madje edhe dyqanet e suvenireve. Ekziston edhe një muze i pllakave i cili është një nga perlat e fshehura të Lisbonës!
Foto ilustruese nga Interneti
E kemi shumë seriozisht për verën (pijen, jo stinën). Portugalia konsiderohet e nivelit të dytë sa i takon verërave, direkt pas Francës, Italisë dhe Spanjës. Dhe sërish, është pikërisht ky vend që merr çmimet më prestigjioze vit pas viti (edhe pse namin e kanë këto tre shtetet e tjera). Shanset janë se ka një verë me cilësi të shkëlqyeshme me një çmim shumë të arsyeshëm. Të preferuarat e mia janë çdo lloj i "vinho verde", vera e bardhë nga Alentejo dhe e kuqja nga rajoni i Douro-s.
Foto ilustruese nga Interneti
"Pastéis de Nata" janë një festë për shijet tuaja. E kemi fjalën për ata që pëlqejnë ëmbëlsirat. Flitet kaq shumë për Pastéis de Nata. Unë them që nëse largoheni nga vendi pa i provuar, diçka është thellësisht e gabuar me ju. Portugalia ka ushqim fantastik në përgjithësi, ndaj dhe pëlqehet kaq shumë.
Fotoja nga d.z
Është vendi ideal për të mësuar ose zotëruar artin e të bërit "surf". Nëse jeni të dhënë pas surf-it, valët e egra e të pashtershme të Atlantikut, klima e butë dhe një komunitet i madh i surf-istëve dhe kampet e sërfit, mund t`ju joshin lehtësisht. Nazaré, Peniche, Ericeira dhe gjithë bregdeti e Alentejos janë ndër pikat e nxehta të surf-imit në Portugali. Kohët e fundit, "Azores" gjithashtu janë zbuluar si një pikë fantastike e surf-imit dhe São Miguel tani është vendndodhje e një faze të 'Kampionatit Botëror të Surfeve'.
Fotoja nga "The Guardian"
Kam vizituar vetëm Nazaré-n dhe jam magjepsur. Çdokush që kalon në Lisbonë, duhet ta vizitojë. Është rreth 1 orë e gjysmë larg dhe ofron kaq shumë për të lënë kujtime të thella tek ju.
Muzika Fado do t`ju bëjë kaq shumë emocional. Fado është ndoshta muzika më melankolike dhe e thellë që mund të dëgjoni. Edhe nëse nuk i kuptoni asnjë fjalë, ka fuqinë të ju bëjë të "meditoni".
Fotot/videot dhe teksti për Politiko: d.z
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38