Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Kur bëhet fjalë për meshkujt dhe femrat, gjithmonë gjen dallime dhe të dyja palët i japin të drejtë vetës. Por çfarë bëjnë meshkujt ndryshe nga femrat?!
Argumetet
Një femër ka gjithmonë fjalën e fundit në fund të argumentit. Çdo gjë që një mashkull thotë pas kësaj do të nise një argument të ri.
Lekët
Një mashkull e ka për zakon që të paguaje më shumë se sa është vlera reale e produktit ndërkohë që femrat mundësisht duan të ulin vlerën e çmimit real.
E ardhmja
Një femër shqetësohet për të ardhmen deri sa të martohet. Një mashkull nuk shqetësohet për të ardhmen deri kur martohet.
Suksesi
Një burrë i suksesshëm është ai që bën para më shumë sesa gruaja tij mund të harxhoje. Një grua e suksseshme është është ajo e cila gjen një burrë të tillë.
Tualeti
Një mashkull ka 6 gjëra në tualetin e tij: furçen e dhëmbëve,pastën e dhëmbëve,briskun e rrojës,shampon,sapunin dhe peshqirin.
Numri mesatar i gjërave që femrat tipike kanë në tualet është 337. Një burrë nuk do të ishte i aftë të identifikonte më shumë se 20 prej tyre.
Martesa
Një femër martohet me një mashkull me shpresen që ai do të ndryshoje,por ai nuk ndryshon.
Një mashkull martohet me një femër me shpresen që ajo nuk do të ndryshoje por ajo ndryshon.
Veshja
Një femër vishet për çdo gjë, kur shkon për pazar,kur ujit lulet, kur hedh plehrat, kur përgjigjet në telefon,kur lexon një liber dhe kur merr një e-mail.
Një burrë vishet vetëm për dasma dhe funerale.