Flash News

KRYESORE

Damë

Damë

Patrik Sadikaj

Nuk jam shahist. Të them të drejtën nuk di as ta luaj mirë si lojë. E kam fjalën për shahun, se damën e qaj. Jo më larg se pak dy ditë më parë, Edi Rama e përqeshi Lulzim Bashën si lojtar të humbur shahu. Ai tha se lideri i opozitës luajti damë dhe kjo e bëri humbës. Madje, duke besuar si të vërtetë fitoren e lojës së shahut, Edi Rama besoi se fitoi edhe zgjedhjet me lëvizjen e tij prej Ilo Pinci, duke iu gëzuar titullit "Dy herë mat".

Mënyra se si u imponua para medias dhe ekranit të televizionit të tij 4K (ErTv) u shit si një fitore dërrmuese e Kryeministrit përballë opozitës dhe liderit të saj. Arroganca nganjëherë gënjen nga pamja dhe triumfalizmi i Ramës u besua edhe prej vetë atij.

Edhe oferta e tij për opozitën me zv.ministra ishte një lloj ekstaze nga ideja e fitores së lëvizjes së gurëve të shahut. Por, ja që loja e shahut nganjëherë nuk të del drejt se luhet në kuti jo të drejta. Pra, nuk i hipet kalit të shahut dhe të lëshohet në galop në një fushë ku ka kuti të bardha dhe të zeza. Nganjëherë, lëvizjet tërthorazi nuk të nxjerrin në fund të fushës. Me sa duket, në fund të një loje shahu, dikush doli damë, jo 'shah-mat'.

Të fundit