Flash News

KRYESORE

Damian Gjiknuri inauguron pa Erion Veliajn segmentin e ri të Unazës së Tiranës

Damian Gjiknuri inauguron pa Erion Veliajn segmentin e ri të Unazës

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan investimet që po kryhen në Unazën e Jashtme të Tiranës.

Segmenti më i fundit i përfunduar dhe hapur tashmë për qarkullim është me gjatësi 4.14 km, i cili fillon pranë rrethrrotullimit “TEG” dhe përfundon pranë Repartit të Helikopterëve në Farkë. Lot 2 në të cilin aktualisht po vazhdon puna përfshin segmentin nga Farka deri në Uzinën e Autotraktorëve në Shkozë.

“Jemi këtu për hapjen e segmentit të ri të unazës nga TEG-u deri te Fusha e Helikopterëve në Farkë. Një segment pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, e cila është një investim në vazhdim. Pjesa tjetër është nga Farka deri në Shkozë, janë dy lote të tjera për të cilat ne po bëjmë disa përmirësime nga projekti aktual për ta sjellë në standardet e duhura. Unaza e Tiranës është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare dhe gjithë ajo punë e mirë, jo vetëm do të ndihmojë lehtësimin e trafikut në qytetin e Tiranës por do të jetë një nyje e rëndësishme e qarkullimit për të gjithë Shqipërinë”, tha Gjiknuri.

“Unaza do të vazhdojë edhe me procesin tjetër që fillon nga shkolla Industriale deri te sheshi “Shqiponja” ku edhe ai segment do të kthehet brenda parametrave të duhur në mënyrë që fluksi i trafikut të mos pengohet”, nënvizoi Gjiknuri.

Duke ju referuar projektit të Unazës së Madhe në tërësi, ministri Gjiknuri sqaroi se unaza kërkon kohën e saj për tu përmbyllur plotësisht.

Në këtë segment është ndërtuar një tunel me gjatësi 120 ml, një mbikalim automobilistik me gjatësi 100ml, nënkalime për këmbësorët dhe mjetet bujqësore (3×3) 4copë, box 2x5x4m në rrugën kryesore. Projekti ka rrugët e aksesit të zonave të banuara që shtrihen përgjatë këtij aksi si dhe të bizneseve.

Por ajo që ra në sy ishte mungesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në inaugurimin e këtij segmenti. Nuk dihet nëse ka qenë Gjiknuri ai që nuk e ka pranuar Veliajn apo kryebashkiaku ndodhet jashtë Tiranës. Gjithsesi, duhet theksuar se Veliaj nuk do të pranonte kurrë të humbiste një moment të tillë për t’u shfaqur përpara kamerave, pasi një veprim të tillë e bën edhe për 3-4 lodra që vendos në lagjet e Tiranës. 

Të fundit