Ditën e sotme një 12 vjeçar u mbyt në Liqenin e Farkës. “Danieli dinte not, por u ngatërrua me myshqet”, shprehen shokët e 12 vjeçarit të mbytur për ‘BalkanWeb’.
Ndonëse shkuan si çdo herë të laheshin të tre sëbashku, Danieli, nuk mundi të dilte prej liqenit, ndërsa gjeti vdekjen. Të tronditur për ngjarjen e rëndë, dy vogëlushët thanë se shoku i tyre ishte zhytur në ujë, pasi kishte rrëshqitur në barishte dhe më pas nuk e kishin parë më.
“Kemi shkuar shpesh në liqen për t’u larë. Por sot kur u zhytem, ai nuk mundi të dalte pasi rrëshqiti në barishtet e liqenit. Kur ai nuk doli u futëm për ta nxjerrë por nuk e pamë. Fundi i liqenit ishte i turbull”, thanë dy shokët e viktimës para oficerëve të policisë në komisariatin nr.1 në Tiranë.
Polumbarët po vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit të pajetë të 12-vjeçarit, banues në Shkozë.
Discussion about this post