Flash News

KRYESORE

Danjela nuk u kualifikua në finalen e “The Voice Kids”, publiku kundër produksionit

Historia e saj dhe vokali që kishte në skenë bënë publikun shqiptar të dashurohej pas të voglës me pjekurinë e një të rrituri, Danjelës nga Kukësi.

Që në paraqitjen e saj të parë, Danjela frymëzoi çdo të rritur me historinë dhe sakrificat e saj prej një vajzë të vogle që kuptonte hallin dhe sakrificat e prindërve. Pasioni i Danjelës ishte muzika dhe jo vetëm me historinë por ajo bëri për vete publikun dhe me zërin  e saj.

Në gjysmëfinalen e “The Voice Kids” që u zhvillua mbrëmë, Danjela nuk u kualifikua dhe kjo bëri që publiku të kthehej kundër produksionit, të cilët kanë shkruar me tone të ashpra në faqet zyrater të “The Voice Kids”.  Madje dhe vetë komentuesit janë zënë me njëri-tjetrin duke u pozicionuar disa në favor të Danjelës e disa të tjerë mbrojnë konkurentët e tjerë.

Të fundit