Flash News

KRYESORE

Darka e vonë/ Haradinaj takon presidentin Meta, tema e bisedës

Darka e vonë/ Haradinaj takon presidentin Meta, tema e bisedës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po zhvillon një takim informal me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Informacioni është bërë i ditur nga Haradinaj në një postim në ‘Facebook’ në orën 23:00 të mbrëmjes.

“Takim miqësor me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Është gjithmonë kënaqësi të diskutojmë bashkë për temat e rëndësishme të interesit kombëtar”, shkruan ai, pa dhënë detaje për vendin.

Të paqarta arsyet e diskutimit, megjithatë çështja që bashkon dy politikanët e lartë është mos-ndryshimi i kufijve të Kosovës me Serbinë; tezë që është promovuar dhe mbështetur vazhdimisht nga kryeministri Edi Rama.

Të fundit