Flash News

KRYESORE

“DASH konfirmon shitblerjen e votave dhe askush nuk ndëshkohet”

“DASH konfirmon shitblerjen e votave dhe askush nuk ndëshkohet”

Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për blerjen e votave në Shqipëri, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Bardhi shprehet se DASH konfirmon blerjen e votave në vitin 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit. Por sipas tij, askush nuk ndëshkohet.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon blerjen e votave në 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Askush nuk ndëshkohet! Kundër blerjes së votave, kundër pandëshkueshmërisë, kundër korrupsionit, shqiptarët do bashkohen më 16 Mars!

Ligji parashikon ndëshkime penale për korrupsion për zyrtarët publikë, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët shpesh u angazhuan në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”, shkruan Bardhi në Twitter.

Të fundit