Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Departamenti i Shtetit ka denoncuar kërkesën e Rusisë për të marrë në pyetje disa shtetas amerikanë në këmbim të lejimit të një hetuesi amerikan që të marrë në pyetje 12 zyrtarë rusë të paditur nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e tyre në zgjedhjet amerikane.
Njëri nga amerikanët që Kremlini dëshiron ta marrë në pyetje është ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi. Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se presidenti amerikan nuk ka përjashtuar mundësinë e lejimit të zyrtarëve rusë për të marrë në pyetje amerikanët.
Gjatë samitit të Helsinkit mes Presidentit të amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, udhëheqësi rus ofroi një marrëveshje. Ai tha se Prokurori i Posaçëm amerikan Robert Mueller mund të vijë në Rusi dhe të hetojë 12 rusët e paditur nëse Kremlini mund të marrë në pyetje 11 amerikanë që dyshohet se kanë bërë veprime të paligjshme në Rusi.
Synimi kryesor i Moskës është investitori me qendër në Londër, Bill Browder, i cili i ka prishur marrëdhëniet me Kremlinin. Vladimir Putin pretendon se bashkëpunëtorët e zotit Browder kanë realizuar fitime të mëdha në Rusi pa paguar taksa dhe se disa nga paratë janë transferuar jashtë vendit me ndihmën e oficerëve amerikanë të zbulimit.
Departamenti i Shtetit të mërkurën hodhi poshtë pohimet e Rusisë, duke i quajtur ato "absolutisht absurde".
"Ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje autoriteteve ruse që të punojnë me Departamentin amerikan të Drejtësisë për të ndjekur ata në Rusi të cilët në fakt kanë kryer skemën mashtruese të cilës i referohet Rusia dhe që kishte në shënjestër jo vetëm zotin Browder, por edhe kompaninë e tij dhe të tjerët, si dhe popullin rus në përgithësi", tha Heather Nauert, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.
Por Shtëpia e Bardhë nuk e ka hedhur poshtë ofertën e Putinit.
"Ka patur disa biseda për këtë, por Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmarrë asnjë angazhim. Presidenti do të punojë me ekipin e tij dhe ne do t'ju njoftojmë nëse do të ketë ndonjë zhvillim mbi këtë çështje", tha Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Prokurorët rusë duan të marrin në pyetje disa ligjvënës amerikanë, oficerë të sigurisë dhe diplomatë, duke përfshirë ish-ambasadorin e amerikan në Rusi Michael McFaul. Zoti McFaul i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të dënojë në mënyrë kategorike atë që ai e quajti "kërkesë qesharake nga Putini". Por edhe para samitit të Helsinkit, McFaul shprehu shqetësimin rreth qëndrimit të Presidentit Trump ndaj Rusisë.
"Frika ime më e madhe është se Presidenti Trump do të jetë shumë miqësor dhe lavdërues me Vlaidmir Putinin", tha ish ambasadori amerikan në Ukrainë.
Trump të mërkurën i hodhi poshtë këto kritika.
"Asnjë president nuk ka qenë më i ashpër se sa unë kundër Rusisë. Ju duhet të shikoni se çfarë kemi bërë, shikoni sanksionet, shikoni ambasadorët që ne kemi tërhequr", tha Presidenti Trump.
Në një zhvillim tjetër, një grua që dyshohet se është agjente e Rusisë është arrestuar në Shtetet e Bashkuara. Ministria e jashtme ruse thotë se arrestimi i së dielës ishte një përpjekje për të minuar suksesin e samitit Trump-Putin para se ai të ndodhte.
REAGON PRESIDENTI PUTIN
Presidenti rus Vladimir Putin fajësoi sot forcat politike brenda SHBA se po përpiqen për të minuar samitin e tij me Presidentin Donald Trump në Helsinki, ndërkohë që udhëheqësi amerikan e quajti takimin "një sukses të madh" dhe tha se mezi priste të takoheshin përsëri.
Në komentet e tij të para publike për takimin me zotin Trump, Presidenti Putin u tha diplomatëve rusë: "Ne shohim se ka forca në Shtetet e Bashkuara të cilat janë të gatshme të sakrifikojnë pa shkak marrëdhëniet ruso-amerikane për hir të ambicieve të tyre në suazën e një beteje të brendshme politike në Shtetet e Bashkuara".
Ai tha se do të ishte "naive të mendohet se problemet" midis superfuqive më të mëdha bërthamore në botë "do të zgjidheshin brenda pak orësh”./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38