Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin fort hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, si anëtare e 30 e saj.
I pyetur nga Zëri i Amerikës, ai tha se shpreson që ratifikimet nga vendet anëtare të përfundojnë në vjeshtë të këtij viti.
Zyrtari tha se SHBA janë gjithashtu mbështetëse e fuqishme e rrugës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai tha se ndihma e SHBA është e drejtuar në mbështetje të reformave të nevojshme për këto përpjekje dhe se zyrtarët amerikanë mbajnë kontakt të ngushtë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Për shembull, Gjermania, tha ai, është një vend me të cilin ne flasim, për të nënvizuar besimin tonë se të dhënat pozitive të pasqyruara në raportin e fundit të Komisionit (për Zgjerimin) do të merren në konsideratë të plotë, ndërsa fillojnë të planifikojnë hapat e ardhshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE./VOA