All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

DASH: Ndryshon rregullorja për vizat amerikane

DASH: Ndryshon rregullorja për vizat amerikane
All - Paragraf - 1

Departamenti amerikan i Shtetit ndryshon rregullat për vizat amerikane.

All - Paragraf - 3

Tashmë, në kuadër të rregullores së re të DASH do të kërkohet informacione ndaj aplikuesve edhe mbi rrjetet e tyre personale sociale.

Atyre u duhet të japin hollësi edhe mbi llogaritë në rrjetet sociale, adresën e email-it dhe numrin e telefonit.

“Përderisa përkrahim udhëtimin në përputhje me ligjin në SHBA, ne po punojmë për mekanizma të reja për të përmirësuar procesin e rishikimit për mbrojtjen e qytetarëve tanë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e DASH.

Zyrtarët thonë se afro 15 milionë shtetas të huaj do të preken nga kjo kërkesë dhe përjashtohen vetëm aplikantët për viza diplomatike dhe zyrtare.

Ata do të pyeten edhe nëse ndonjë prej të afërmve të tyre ka qenë i përfshirë në aktivitet terrorist më parë.

Të fundit