Flash News

KRYESORE

DASH: Roli i Palmer dhe Grenell në marrëveshjen Kosovë-Serbi

DASH: Roli i Palmer dhe Grenell në marrëveshjen Kosovë-Serbi

“Shtetet e Bashkuara shohin një mundësi historike për Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar raportet midis tyre”, tha zëdhënësi i DASH.

Gjithashtu, ai sqaroi se: “Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e Serbisë dhe të Kosovës”.

Ditën e enjte presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e presidencial për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, DASH ka emëruar në gusht të këtij viti të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Sipas DASH, Palmer do të punojë ngusht me zotin Grenell për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“I dërguari i posaçëm Palmer gjithashtu do të vazhdojë të punën e tij të rëndësishme për t’ia afruar rajonin Perëndimit, duke punuar me qeveritë në avancimin e reformave dhe për t’i forcuar ato kundruall ndërhyrjeve të jashtme malinje, dhe duke i ndihmuar t’i tejkalojnë çështjet të cilat janë duke penguar aspiratat e tyre evropiane dhe euro-atlantike”, thuhet në përgjigjen e DASH dërguar ‘Radios Evropa e Lirë’.

Të fundit