Flash News

KRYESORE

DASH: SHBA në krah të Shqipërisë, ashtu si në kohë të tjera të vështira

DASH: SHBA në krah të Shqipërisë, ashtu si në kohë

Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krah të miqve shqiptarë"

“Sot ne lutemi për familjet e tyre, si edhe për ata që janë lënduar. Në emër të popullit amerikan, u urojmë të gjithë atyre që janë prekur shërim të shpejtë. Sot, ashtu si në kohë të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara janë në krah të miqve tanë në Shqipëri.”

“Miqësia SHBA-Shqipëri qëndron si një shtyllë e qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti dhe ne shpresojmë për shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi”, përfundon deklarata.

Të fundit