Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Dash Shehi i bashkohet protestës së banorëve te ‘Unaza e Re’: Nuk duam ta shfrytëzojmë lëvizjen tuaj
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i është bashkuar protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’ në Tiranë. Deputeti i opozitës theksoi se njerëzit po mbrojnë lirinë më të shtrenjtë që ka shqiptar, shtëpinë e tij.
Shehi theksoi se opozita nuk po përpiqet ta shfrytëzojë këtë lëvizje, por qëllimi është që të qëndrojnë të bashkuar me njerëzit për të fituar kauzën.
“Sa më solidarë të jemi me njerëzit aq më e fisme do jetë protesta, po shkojmë për të mbrojtur lirinë më të shtrenjtë që ka shqiptari, shtëpinë e vet. Nuk duam ta shfrytëzojmë lëvizjen tuaj, nuk është çështja për 50 vota. Ky njeri po na ndan, nuk kemi për t’u ndarë, do rrimë bashkë”, u shpreh Dashamir Shehi.
Banorët po protestojnë sërish kundër planit për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, ndërkohë që qeveria dhe bashkia u kanë mbyllur derën për çdo diskutim.
“Do marr kallashin”, banorët e “Astirit” në ditën e 13 të protestës