Flash News

KRYESORE

Dash Shehi për partinë e Patozit: Nuk i japim rëndësi. Beteja jonë është me Edi Ramën

Dash Shehi për partinë e Patozit: Nuk i japim rëndësi.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka theksuar se kushdo që kërkon të bëhet pjesë e betejës opozitare është i mirëpritur, por jo ata që kërkojnë të bëhen fasadë e pushtetit të Edi Ramës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Partinë Demokratike, Shehi, duke iu referuar krijimit të partisë së re nga Astrit Patozi, tha se nuk i jep rëndësi, por opozita është fokusuar në betejën e saj.

“Beteja është me Edi Ramën. E rëndësishme është që harku opozitar po zgjerohet përditë me njerëz, me lëvizje, me ide për të bërë të pamundur vazhdimësinë e kësaj oligarkie. Ne urojmë që kushdo që merr pjesë në betejën si opozitar është i mirëpritur. Kush merr pjesë në betejë si fasadë e Edi Ramës, nuk ka rëndësi, ka ekzituar edhe më parë. Ne nuk i japim rëndësi kësaj pune, por do të shikojmë punën tonë, që nuk ka filluar sot”, u shpreh Shehi.

Dashamir Shehi theksoi se marrëveshja me Partinë Demokratike parashikon ndryshimin rrënjësor të kodit zgjedhor dhe reformën kushtetuese për balancimin e pushteteve.

Të fundit