Flash News

KRYESORE

DASH zbulon përse u larguan nga Shqipëria kompanitë amerikane

DASH zbulon përse u larguan nga Shqipëria kompanitë amerikane

Ndonëse qeveria e kryeministrit Edi Rama pretendon se ka luftuar ekonominë informale, duke i hapur rrugë investimeve të huaja, e njëjta gjë nuk thuhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve.

DASH thekson se disa investitorë të mëdhenj amerikanë janë larguar nga Shqipëria gjatë viteve të fundit “pas konflikteve të vazhdueshme tregtare, përfshirë disa që shkuan deri në arbitrazh ndërkombëtar”. Sipas Uashingtonit, “pavarësisht legjislacionit të favorshëm në Shqipëri, investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal”.

Gjatë vitit 2016 klima e investitorëve të huaj në vend u përkeqësua ndjeshëm, ndërsa indeksi i Dhomës Amerikane i atij viti ra në 37.94 pikë, nivelet minimale që kur ai filloi të hartohej në 2012-n.

Të fundit