All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dashamir Shehi: Anti-mitingu në Vlorë? Rama u soll si Maduro

Dashamir Shehi: Anti-mitingu në Vlorë? Rama u soll si Maduro
All - Paragraf - 1

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi e ka cilësuar si paqësore protestën e së shtunës të thirrur nga opozita, përkundër disa xhamave të thyer të Kryeministrisë. “Madje nga kjo pikëpamje them se mund të ketë qenë edhe pak e vlefshme, sepse protesta u komentua nga mediat ndërkombëtare, dhe po të mos kishte qenë ato tymnaja nuk do të ishin marrë me ne seriozisht. Bota interpreton numrat. Një protestë ka vetëm një mesazh të madh thelbësor, numri”.

All - Paragraf - 3

Shehi e quajti të rrezikshëm vendimin e Kryeministrit Rama për të zhvilluar, siç e cilësoi ai, një anti-miting në Vlorë, pikërisht në ditën që opozita kishte paralajmëruar protestë para godinës së zyrës së tij.

“E patë shfaqjen e shëmtuar që u bë në Vlorë? Njëlloj si Maduro. Donte të sfidonte protestën e opozitës. Zgjodhi Vlorën, ku ka nisur ’97-ta, dhe një bastion i të majtës. Por kjo i hap një spirale të dëmshme Shqipërisë. Rama nuk e vret mendjen se çfarë efekti bën kjo”, tha Shehi.

Të fundit