Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi “elektrizon” turmën në protestë: Unë e mora prapë mandatin

Dashamir Shehi “elektrizon” turmën në protestë:

Opozita është bërë njësh me turmën e protestuesve në bulevardin ‘Zhan Dark’ para godinës së parlamentit.

Përfaqësuesit e saj kanë marrë fjalën një nga një, duke përcjellë mesazhe të shkurtra te protestuesit. Dalja e Dashamir Shehit, kreut të LZHK-së duket se ka “elektrizuar” turmën, të cilët e kanë pritur me ovacione.

“Unë e mora prapë mandatin tim”, u shpreh Shehi duke qeshur, ndërsa më pas tha se Edi Rama është e keqja më e madhe që i ka ndodhur vendit në këto 30 vjet.

“S’kemi qenë as ne mrekulli, por si ky nuk i kishte rënë Shqipërisë, prandaj duhet ta përzëmë.

Ky njeri që bredh poshtë e lart vendit, duke hedhur helmin kundër Shqiptarëve, ky që pretendoi të bashkojë vendin me Kosovën, por ky ndanë edhe Shqipërinë nëse  e lejmë, por nuk kemi për ta lënë. Kjo rrugë mund të jetë e gjatë dhe e vështirë, por s’kemi kthim pas, dhe s’kemi rrugë tjetër. T’ja sqarojmë edhe ndërkombëtarëve, kjo bëhet për të mirën e Shqipërisë, nuk na kanë lënë shteg tjetër, do vijë dita t’i kthehemi sallës, por si burrat”, u shpreh Dashamir Shehi.

Të fundit