Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi: Gjysma e periferisë së Tiranës, Durrësit e ndërtuar për votë, pallatet për pare

Dashamir Shehi: Gjysma e periferisë së Tiranës, Durrësit e

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ka ndarë në dy kategori dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

I ftuar në emisionin "360 gradë" Shehi thotë se ndërtesat pa leje në periferi të Tiranës, Vlorës e Durrësit janë kryer për vota, pa leje dhe kontrolle teknike, duke kurse pallatet e larta për para dhe korrupsion.

“Ai fshatari që ka bërë shtëpi në Kënetë e ka bërë pa lejë, pa kriter pa kontrolle në shkëmbim të votës. Gjysma e periferisë së Tiranës, Durrësit, Vlorës etj është ndërtuar për votë. Është mbyllur syri sepse këto janë votat tona. Sigurisht brenda votës ka edhe një komponent social.

Kjo është historia për një pjesë të madhe të ndërtimeve pa leje që kanë treguar një lloj risku. Po e pranoj unë si është bërë gabim. Pallatet e larta janë bërë për pare, janë direkt produkt i korrupsionit. Po më gjete një pallat në Tiranë dhe nuk janë paguar pare mbrapa do çuditesha. E njëjta gjë ndodh edhe për Durrësin. Se ne s’kemi ç’ti japim tjetrit, punë jo, lejohet tjetri të bëjë shtëpi në Kënetë”, tha Shehu.

Nga tërmeti humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, ndërsa dëmet materiale ishin shumë të mëdha.

Të fundit