Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi i bashkohet protestës për godinën e Teatrit Kombëtar: Tre vjedhjet që po bëhen

Dashamir Shehi i bashkohet protestës për godinën e Teatrit

Deputeti Dashamir Shehi i është bashkuar protestës që po zhvillojnë qytetarët kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e mbajtur, Shehi tha se kjo është çështje që shkon përtej teatrit, pasi qytetarët po dalin për të mbrojtur memorien e qytetit.

“Ky po dhunon qytetin, hapësirën fizike të tij.

Kjo shërben për të rizgjedhur edhe një herë ndërgjegjen qytetare. Kjo është një betejë përtej teatrit”, u shpreh Shehi.

Dashamir Shehi tha se tek çështja në fjalë ka tre vjedhje.

“Ka tre vjedhje. Vjedhja e kësaj hapësire. Një vjedhje materiale e tokës që i jepet privatëve për të bërë godina Vjedhja tjetër është që po i vjedh shpresën qytetarëve”, deklaroi Shehi.

https://www.facebook.com/politiko.al/videos/410269376139732/

Të fundit