Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi i bindur në largimin e Xhafajt: E di këtë punë më mirë se Rama dhe Basha

Dashamir Shehi i bindur në largimin e Xhafajt: E di këtë

Kreu i LZHK-së, Dashmir Shehi, njëkohësisht deputet i opozitës, është i bindur se Fatmir Xhafaj nuk do të qëndrojë gjatë në postin e ministrit të Brendshëm.

Gjatë debatit në ‘Real Story’, Shehi tha se kryeministri Rama po reziston për çështjen ‘Xhafaj’ vetëm që të mos i japë të drejtë të opozitës. Megjithatë, ai theksoi se Xhafaj do të largohej dhe për këtë është i bindur sepse e njeh këtë punë më mirë se Rama dhe Basha.

“Ky do e heqi Xhafajn, se nuk është i marrë deri në atë pikë, por nuk e bën tani se i përgjigjet murit me mur. Ai thotë nuk e heq kur doni ju, por kur dua unë. Do bëjë ndryshime në Qeveri dhe aty brenda do përfshihet edhe Xhafaj. Unë e di më mirë këtë punë. Më mirë se Rama dhe më mirë se vetë Basha, se me të thënë të drejtën jam më i vjetër në këtë punë”, tha Shehi.

Të fundit