Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës: Aristokrat i madh që ha haviar, flinte poshtë urave

Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës: Aristokrat i madh që ha

Deputeti Dashamir Shehi i është përgjigjur sulmit që kreu i qeverisë Rama i bëri atij në foltoren e parlamentit.

Shehi ka thënë se deklaratat e Kryeministrit janë pjesë e llumit me të cilin Rama merret. Sa it akon raporteve me Turqinë Shehi u shpreh se në këtë situatë me këtë turbulencë që ka Ankaraja, duhet të mendojë një burrë shteti, do shkojmë drejt Europës apo drejt Anadollit?

“Janë muhabete për llumin, me të cilat merret Rama. Se kush jam unë më njeh gjithë Shqipëria. Ajo që them unë nuk jemi kundër investimeve por të mos e ekzagjerojmë me Turqinë. Vuajmë nga dëshira të kemi investitorë europianë, gjermanë e anglezë. Turqve u jemi mirënjohësve, por në rradhë të parë jemi shqiptarë, duam të hyjmë në Europë. Duke e ekzagjeruar në këtë situatë me këtë turbulencë që ka Ankaraja, duhet të mendojë një burrë shteti: Do shkojmë drejt Europës apo drejt Anadollit”, tha Shehi për Fax Neës.

I pyetur lidhur me arsyet pse kryeministri Rama për herë të dytë përsërit sulmet drejt tij, Shehi tha “vuan komplekset e  një të padituri, ka një urrejtje ndaj komunitetit të Tiranës, thotë se çdo tirons ha plons, ky aristokrati i madh që ha haviar… Frikë duhet të ketë Rama. Ai flinte poshtë urave të Parisit. Duhet t’u dalim për zot interesave të Shqipërisë. Me këto pilafrat dhe groshat, merret ai vetë. Mua në fakt më ka marrë malli për këto”.

Të fundit