Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi: Janë 15 deputetë që kanë mbjellë drogë në Shqipëri

Dashamir Shehi: Janë 15 deputetë që kanë mbjellë

Disa deputetë socialistë të Kuvendit të Shqipërisë, janë kultivues kanabisi në vend dhe shumë shpejt pritet që të dhënat e tyre të publikohen.

Kështu ka thënë mbrëmë deputeti Dashamir Shehi në emisionin “Arena” në Ora News, i cili ftoi deputetët socialist të distancohen nga mbrojtja e tyre, pasi ata do të dalin.

 “Gjykoj që për këtë situatë sa i përket kësaj bote kriminale, do të ftoja edhe shumicën e socialistëve që janë të ndershëm. Unë nuk mendoj se Fate Velaj (i ftuar në studio) mbjell drogë, por pasha Zotin janë nja 10-15 deputetë… Do ta shihni që do të dalin. Do t’i dëgjoni. Mos kujto se është ndonjë nder i madh”, – tha Shehi.

 

Të fundit