Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi jep detaje: Përbërja e qeverisë tranzitore pa Ramën kryeministër

Dashamir Shehi jep detaje: Përbërja e qeverisë tranzitore pa

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është në të njëjtën linjë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kur shprehet se e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të ndershme në vend është krijimi i një qeverie tranzitore.

Në emisionin ‘Top Talk’, Shehu dha për herë të parë edhe disa detaje: “Ne gjykojmë që protesta do të shërbejë për të rrëzuar zotin Rama, për të krijuar një qeveri tranzitore, me një ekzekutiv të përbashkët të të gjithë palëve dhe pastaj për të shkuar në zgjedhje politike të lira e të ndershme. Më pas, shqiptarët të zgjedhin këdo që mendojnë, majtas apo djathtas qoftë”, deklaroi Shehi.

Duke folur për protestën e 16 shkurtit, Shehi pret që në shesh të jenë 50 ose 100 mijë persona, ndërsa hodhi poshtë spekulimet se mund të ketë dhunë.

Nëse aty do të jemi 50 mijë apo 100 mijë persona, nuk ka nevojë për asgjë tjetër. Do të jetë një protestë shumë e madhe dhe shumë e besueshme popullore. Protesta shërben që të lirohet fusha për të bërë zgjedhje të lira”, përfundoi Shehi.

Basha në protestën e banorëve të ‘Astirit’: Rama të largohet deri më 15 shkurt

Të fundit