Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi: Kam 20 vjet që bëj opozitarin me të gjitha palët

Dashamir Shehi, një nga politikanët më të vjetër në skenën politike shqiptare, ishte sot i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News.  E ndërsa “gojët e liga” e etiketojnë shpesh si pijedashës të madh, Shehi ka këtë përgjigje:

“Tani për mua nuk kanë se çfarë të thonë dhe u ka mbetur vetëm kjo. Të thonë që jam budalla u bënë kaq vjet që më dëgjojnë që nuk jam. Të thonë që jam hajdut dhe i korruptuar unë rri tek pallati i Enver Hoxhës, në kat të pestë. Këtu po nuk vodhe nuk bën përjetë. Unë jam atje 25 vjet, aty jam martuar, aty janë rritur fëmijët, aty si duket edhe do plakemi. Nuk është gjë e mirë kjo.Kur fillon u afrohesh të 60-ave të ngjitesh në kat të pestë me ashensor nuk besoj që ka ndonjë koleg të këtij niveli por kjo tregon se kemi treguar një respekt për shtetin, detyrat që na ka dhënë. Shteti nuk na është përgjigj, i dominuar në përgjithësi nga hajdutët dhe të korruptuarit, megjithatë nuk jemi pishman se tani nuk kemi dhe kohë me ndryshu.Po qe për dije jam shumë më lart nga këta që më rrethojnë, po qe për origjinë jam shumë më lart, kam lindur këtu në mes të Tiranës. Do isha shumë i lumtur të kisha mundësinë dhe shëndetin e një kohe, do ta pija edhe një gotë me qejf. Të tjerët kanë. Të vish fshatar dhe të bësh katër vila në Tiranë sigurisht ke vjedh ca para se ndryshe nuk bëhen këto. Ke dhe Ministra sa të duash. Kjo është fatkeqësi që i ka ndodhur shoqërisë shqiptare. E keqja ka dominuar në shoqërinë tonë. Politika është mjeti kryesor për ndryshim por nuk mjafton.

Dajana Shabani: Pse nuk e ke kthyer pak, pse nuk je përshtatur?

Shehi:Ku ta kthejmë tani, jemi shumë të vjetër për ta kthyer.

Besmir Metani: Kur sheh një qeveri me 74 deputetë a e sheh si të pamundur luftën?

Shehi: Nuk jam dorëzuar se ndryshe do kisha dalë të shkruaja libra, të bëj kujtime.Nuk më ka ardh dita e kujtimeve, do presin dhe një dekadë se 59 vjeç jam. Politika nuk është basketboll, atletikë, politika është dhe eksperiencë.Në botë njerëzit e rëndësishëm rreth kësaj moshe vinë. Se duhet eksperiencë, nuk duhet vetëm energji. Shqipëria ka nevojë për të gjitha. Ai në Amerikë voton Trump që është 70 vjeç, rri gjithë ditën me gra të bukura.Bota shqiptare ka zgjedhur Edi Ramën, i ka pëlqyer.Për mua është më e keqja që kanë bërë, do ti shohin qederin por e kanë zgjedhur vetë, le të pësojnë vetë. Kjo është formuala e demokracisë, nuk i duhet të ankohemi fare. Nuk më vjen mirë kur vidhen votat, kur kriminelët komandojnë nëpër Shqipëri. Në këto zgjedhje janë vjedhur sa të duash. Por nuk kemi të drejtë të ankohemi se kishim komisionerët dhe nuk janë vjedhur për të justifikuar humbjen që kemi pas. Humbja është përtej vjedhjes dhe kjo ka shkaqe të tjera politike.

Dajana Shabani: Fëmijët me studime jashtë i keni çuar?

Shehi: Kam familjen më të mirë në botë, jam babai më i lumtur, burri më i lumtur. Kam bërë gjithë zullumet në këtë dynja por këtu më ka parë Zoti.Këtu më ka parë Perëndia, kam pasur fat, nuk ma merr dot njeri. Pjesën tjetër për shtetin shqiptar mendoj që e kam bërë ndershmërisht. Kam 20 vjet që bëj opozitarin me të gjitha palët.”

Të fundit