Dashamir Shehi konfirmon pas takimit me Metën: Po përgatitet dekret për një datë të re zgjedhjesh

Takimet e zhvilluara që në orët  e para të mëngjesit të sotëm të presidentit Ilir Meta me palët politike duket se do ta konkludojnë me një dekret për një datë të re zgjedhjesh.

Konfirmimi erdhi nga kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili bashkë me krerët e partive të tjera të djathta zhvilloi pak më parë një takim në zyrën e presidentit.

Në një prononcim për mediat, Shehi tha se zgjedhjet më 30 qershor ligjërisht nuk bëhen dhe se caktimi i një date të re për zgjedhjet vendore do të do të ç’tensiononte situatën aktuale politike.

“Biseduam për situatën që siç e dini po rëndohet. Presidenti ka një ide që zgjedhjet ligjërisht me 30 qershor nuk bëhen sepse kemi një dekret të presidentit. Besoj do dalë një dekret për një datë të re zgjedhjesh, besoj do jetë gjatë ditës në diskutim për të ulur tensionin politik për të mbërritur në një datë zgjedhjesh administrative para datës së negociatave të tetorit.

Ky është diskutimi bazë, ne po shkojmë të takojmë aleatët të tjerë dhe nga darka do dalim me një konkluzion të përbashkët, pra mendimin tonë do e nxjerrim unik me PD dhe aleatë e tjerë”, tha Shehi.

Refuzoi ftesën e presidentit për dialog, flet Rama: Meta mori drejtimin e opozitës, sot e mori përgjigjen e qartë

Drejt skadimit afati i Metës për dialog, a priten surpriza nga Rama njësoj si precedenti i 17 majit?

Një ditë pasi tërhoqi vëzhguesit për 30 qershorin, Meta takim me përfaqësuesen e KiE në Tiranë

Meta reagon pas takimit me Bashën: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë