Flash News

KRYESORE

“Dashuri e zezë”, histori e lënë përgjysëm. Vdes Kemali

Seriali “Kara Sevda” e cila ka dy vite që transmetohet në Turqi si dhe prej një viti në televizionet shqiptare ka përfunduar në mënyrën më dramatike, ku aktori i preferuar i shqiptarëve dhe jo vetëm, humb jetën për të shpëtuar bashkëshorten e tij.

Një histori dashurie e cila mbërtheu miliona shikues para ekranit ka zhgënjyer të gjithë  fansat me fundin e hidhur. Prej disa ditësh fansat i drejtoheshin skenaristes në rrjete sociale për të shkruar jë fund të lumtur për Kemalin dhe Nihanin të cilët nuk arritën të jenë bashkë për shkak të intrigave të Emirit dhe motres tij Asusë.

Ndërkohë, skenaristja Hilal Siral ka vëndosur që kjo dashuri e zezë të mbetet e tillë. Në fund nga një bombe e ngritur nga Emiri, kemali në tentativë për të shpëtuar Nihanin shkel në bomben e cila i mori jeten.

Por Kemali mbajti dhe Emirin nga krahu për të shpëtuar gruan dhe vajzen e tij nga Emiri.

 

Të fundit