Flash News

KRYESORE

“Dashuri, para, drogë, depresion e qetësues”, Johnny Depp tregon si shkatërroi veten e tij

“Dashuri, para, drogë, depresion e qetësues”, Johnny Depp

Johnny Depp në një rrëfim ndryshe ka treguar se si u përball me depresionin, paratë, dashurinë për drogërat, përfshirë edhe qetësuesit në çdo orë të ditës.

Gazetari ka arritur ta realizojë intervistën brenda 3 ditësh, në një shtëpi të marrë me qira nga Depp në Londër. Ai e ka ndërprerë atë shpeshherë për të pirë duhan, hashash apo për të konsumuar pije alkoolike.

Aktori 55-vjeçar në gjendje të rëndë psikologjike ka treguar se ndarjen nga ish-bashkëshortja Amber Heard e ka përjetuar shumë keq, aq sa ra në depresion dhe vuri në rrezik edhe financat e tij.

“Nuk e duroja dot dhimbjen çdo ditë – thotë ai. Kur martesa ime mori fund, u shkatërrova. Në atë periudhë mbeta edhe pa para dhe nëna ime vdiq”, tregon ai për vitin 2016.

Ylli i Hollywood është në një përballje ligjore me ish-menaxherin dhe ish-truprojën e tij, pasi këta të fundit pretendojnë se aktori i ka sasi të konsiderueshme parash borxh. Ai ka humbur pothuajse të gjithë pasurinë e tij prej 600 milionë dollarësh.

Beteja e tij vijon, edhe pse sot, i mbetur pa asnjë kacidhe, i duhet të kujdeset për fëmijët, duke mbështetur financiarisht ish-bashkëshorten Vanessa Paradise.

Lexo linkun origjinal këtu

Të fundit