Flash News

KRYESORE

I dashuri i propozon në skenë këngëtares shqiptare në prani të Aurela Gaçes

Këngëtarja shqiptare Eriola Cuka ka marrë propozim për martesë në skenë në prani të Aurela Gaçes. Aurelës i takon ta quajmë kumbarë meqë propozimi ka ndodhur pikërisht në skenën e AG Show ku ajo jep koncerte çdo fundjavë.

I dashuri i Eriola Cuka, Kristian Gusho, i cili është muzikant, u ul në gjunjë me një kuti unaze në dorë.

 “Ketij i them propozim une❤❤ live aty ne shesh te burrave( çun Vlore jo shaka). Kristian dhe Eriola , ju falenderojme per keto emocione kaq te bukura e te sinqerta qe na falët edhe ne. U plakshi bashke”, shkruan Aurela.

Ndërkaq një çast nga propozimi e ka ndarë dhe Kristiani në faqen e tij, i cili ka treguar në çdo shesh të mundshëm dashurinë për Eriolën.

“Çasti që ndryshoi gjithçka”, shkruan ai.

Ndërkohë Eriola duket e gëzuar, por dhe e befasuar. I dashuri nga Vlora e ka surprizuar!

Të fundit