Flash News

KRYESORE

“Dashuria mbaron, uria jo”, Dua Lipa shijon darkën e përgatitur nga i dashuri

Këngëtarja shqiptare, tashmë me famë botërore, Dua Lipa vazhdon lidhjen e saj me modelin Isaac Carew, me të cilin u nda dhe më pas u ribashkua sërish pak kohë më parë.

Por siç duket kjo ndarje nuk e ka “ftohur” aspak çiftin pasi shpesh ata janë fotografuar të lumtur dhe të dashuruar pas njëri-tjetrit.

Së fundmi, Dua ka treguar se Isaac ka përgatitur një darkë me plot të mira për të, dhe kjo gjë e ka bërë këngëtaren të ndihet vërtet krenare.

Në postimin e Duas, tavolina duket plot e përplot me gatime të shumëllojshme.

“Shef Isaac na sjell gjithë të mirat”, ka shkruar artistja bashkangjitur videos.

Të fundit