Flash News

KRYESORE

Dashuria që lindi mes skllaves dhe skllavopronarit, Beyonce flet për herë të parë për prejardhjen e saj

Në një intervistë për “Vogue”, Beyonce ka treguar shumë për veten e saj, fëmijët,racën, linjat dhe prejardhjen. Ajo gjithashtu ka treguar për herë të parë prejardhjen, gjë për të cilën nuk kishte folur deri tani.

“Kam kërkuar për prejardhjen time dhe kam mësuar se vij nga një pronar skllevërish, i cili ra në dashuri dhe u martua me një skllave. Zbulimin duhej ta thelloja edhe më tej me kalimin e kohës. Kam kërkuar se çfarë do të thotë kjo dhe jam përpjekur ta vendos këtë në perspektivë. Tashmë besoj se, është pikërisht kjo arsyeja përse Zoti më bekoi me binjakët e mi. Energjia mashkullore dhe femërore kanë mundur të bashkekzistojnë dhe të rriten në gjakun tim për herë të parë. Lutem që jam në gjendje të thyej mallkimet e brezave të tërë në familjen time dhe që fëmijët e mi të kenë një jetë më pak të komplikuar,”- ka thënë diva e popit.

Të fundit