Flash News

KRYESORE

"Dasma e fshehtë" që u bë virale, Bebe Rexha sqaron të vërtetën

"Dasma e fshehtë" që u bë virale, Bebe Rexha sqaron
Vetëm disa ditë më parë, në mediat sociale u bë viral lajmi se Bebe Rexha mund të ishte martuar në fshehtësi të plotë. Edhe pse fansat filluan të sugjeronin se kjo mund të ishte përgatitja për klipin e radhës, sërish Bebe "luajti lojën" si të ishte dita më e bukur e jetës së saj dhe duke mbajtur të fshehtë arsyen e vërtetë pse ishte veshur me fustan nusërie. Por më në fund është sqaruar si është e vërteta. Bebe Rexha ka qenë duke xhiruar klipin për këngën "Harder", e cila tashmë është publikuar dhe Bebe duket vërtetë shumë bukur. “Më falni nëse ua hodha, por ishte shumë qejf. Dëshiroj të bëj përsëri (ndoshta)”, shkruan Bebe krahas videos që ka postuar në Instagram.

Të fundit