Flash News

KRYESORE

Dasma e stilistit shqiptar në Las Vegas, fustani i bardhë jo i zakontë

Las Vegas, vendi i damave dhe ëndrrave të mëdha. Është zgjedhur pikërisht ky qytetet nga Stilisti  Valdrin Seiti, i cili mbrëmjen e djeshme është kurorëzuar me partneren e tij, Edita Ramadani.

Jemi mësuar që të shohim dasma elegante si ato të përrallave por kjo e Valdrinit dhe Editës ishte shumë ndryshe, shumë moderne.

Nusja ka preferuar të vesh një fustan i cili i thyen tabutë e atyre madhështorëve dhe shumë si për princesha, fustani i saj ka një dekolte shumë të theksuar dhe përbëhet nga dy pjesë, bishti i gjatë dhe disa shtresa tyli që i bashkohen atij, ndërkohë që vetë fustani është shumë i shkurtër dhe zbulon këmbët e saj.  Pavarësisht se Edita është në pritje të një fëmije, linjat e saj janë vërtet të mrekullueshme.

Ishte vëllai i Valdrinit, Dekori, i cili publikoi foto në instastory gjatë përgatitjes së dhëndrit, si dhe më pas një foto ku dhëndri ishte duke mbajtur  bishtin e fustanit.

Pas këtyre fotove, Dekori ka publikuar foto nga koncerti i David Guetës, por nuk dihet nëse çifti i ri ka shkuar tje pas dasmës apo kanë preferuar të qëndrojnë vetëm.

Të fundit