Flash News

KRYESORE

Dasma kthehet në tragjedi, kjo është 22-vjeçarja që u gjet e vdekur në makinë

Dasma kthehet në tragjedi, kjo është 22-vjeçarja që u

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 22-vjeçare nga fshati Melgushe u gjet e pajetë nga familjarët e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melgushe dhe e reja është gjetur në makinë.Shkodër

Jozefina Çefaj ka qenë në një dasmë në këtë fshat dhe për një moment ka dalë jashtë pasi nuk është ndjerë mirë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, ndërsa dyshohet se e reja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ose është helmuar nga ndonjë ushqim në dasmë.

Nga ana tjetër, policia ka bërë të ditur se e reja është dërguar në morgun e spitalit dhe me grup hetimor dhe nga mjeku-ligjor për percaktimin e shkakut të vdekjes.

Të fundit