Flash News

KRYESORE

Dasma mbretërore, dalin në shitje bonbonieret e shpërndara për të ftuarit  

Gjashtëqind persona kanë pasur të drejtë të hyjnë në kishën e St.George, ku është celebruar martesa më e pritur e vitit, ajo mes princit Harry dhe Meghan Markle.

Më shumë se dy mijë qytetarë, kanë pasur mundësinë të marrin pjesë në parkun e kishës.

Miliona ata që kanë dashur të marrin pjesë në dasmën përrallore, por që e kanë ndjekur vetëm nga shtëpitë e tyre. Prej sot shumë prej tyre mund të imagjinojnë që kanë qenë, duke blerë në internet bombonieret e shpërndara nga 2640 të ftuar vip.

Për momentin duket se mes atyre më me fat, që janë kthyer në shtëpi me suvenirin mbretëror, vetëm 9 prej tyre kanë vendosur ta nxjerrin në shitje. Një qese me inicialet e të sapomartuave, që përmban një monedhë çokollate, një shishe ujë, një biskotë, një kupon skonto prej 20% për dyqanet e suvenireve në Kështjellën Ëinsdor dhe një magnet për tu varur në frigorifer, të cilat mund të blihen me një çmim prej 1000 stërlinash, në internet.

Një mënyrë e mirë për ti dhënë të gjithëve mundësinë, edhe qytetarëve të zakonshëm, të ndjejnë se ishin pjesë e ceremonisë.

Të fundit