Flash News

KRYESORE

Dasma më e përfolur në Itali, Chiara dhe Fedez kurorëzojnë dashurinë

Dasma më e përfolur në Itali, Chiara dhe Fedez
Prej dy ditësh gjithë bota po mahnitet nga festa madhështore e dasmës së blogeres Chiara Ferragni dhe reperit italian Fedez . Festa ka nisur që ditën e djeshme ku të ftuarit janë trajtuar shumë mirë dhe secili ka qenë i surprizuar me dhurata të personalizuara. Mbrëmjen e djeshme çifti ka bërë darkën pritëse ku qindra të ftuar kanë shijuar çdo detaj që ishte përgatitur me shumë kujdes. Ndërkohë, sot është dhe dita e madhe. Dasma e çiftit që kanë kaq shumë ndjekës në gjithë botën. Ata i thanë ‘po’ njëri-tjetrit dhe zyrtarisht janë të martuar. Ndryshe nga nuset e tjera, Chiara ka mbajtur të përditësuar fansat e saj dhe ka postuar çdo moment nga dasma duke i bërë ndjekësit të ndihen sikur janë të ftuar. Chiara dhe Fedez kanë dhe një djalë, Leon, i cili ishte po ashtu i pranishëm në dasmën e prindërve të tij. Ndërkohë pritet që festa të fillojë.

Yes I do, forever 💍

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

Të fundit