Flash News

KRYESORE

Dasma pas celebrimit nga Veliaj/ Kryetari i bashkisë ‘djeg’ shaminë e beqarit, e ftuar edhe ministrja Nikolla

Disa muaj pas ceremonisë së celebrimit nga Erion Veliaj, kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj i ka dhënë fund beqarisë edhe me një dasmë.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij në rrjetet sociale, duke postuar foto nga ceremonia e dasmës me traditat mirditore.

Madje, në një prej fotove, nusja me dhëndrin kryebashkiak kanë pozuar edhe me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila si duket ka qenë një ndër të ftuarat.

“Në një prej dasmave më madhështore , që kam performuar në Kullën mirditase. Së  bashku me Zj.Lindita Nikolla dhe bashkëshortin e saj, si dhe këngëtaren Tone Gjoka duke uruar  në ditën më të veçantë të jetës së Tij,djalin më të suksesshëm dhe më të dashur të Mirditës dhëndrin tonë të bukur NDREC DEDAJ  dhe nusen plot dritë LARISA-Të trashëgohen, jetë të gjatë e të lumtur! Zoti ju bekoftë ”, shkruan Mark Gjoka në rrjetet sociale.

Në janar të këtij viti, kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj ka lidhur kurorë me Larisën, në Bashkinë e Tiranës, edhe pse vetë drejton Bashkinë e Mirditës. Ishte pikërisht Veliaj ai që ka celebruar çiftin/.

49-vjeçari Dedaj më herët ka qenë drejtori i Policisë Bashkiake Tiranë, deputet i PS-së dhe së fundmi kryetar bashkie në Mirditë.

Të fundit