Flash News

KRYESORE

Dasma sekrete e Sarës dhe Ledionit, zbulohen detaje nga ceremonia luksoze në qytetin italian

Dasma sekrete e Sarës dhe Ledionit, zbulohen detaje nga ceremonia luksoze

Trashëgimtarja e ‘Top Channel, Sara Hoxha dhe moderatori i këtij televizioni, Ledion Liço, po bëhen gati për martesë.

Burime për “Bluetooth” të Gazetës Shqiptare thanë se këtë vit, pikërisht në gusht të 2018-ës, çifti do të kurorëzojë dashurinë e tyre katërvjeçare larg syve të medias dhe kureshtarëve të tjerë. Në një ceremoni tepër intime, Sara dhe Ledioni kanë vendosur t’i thonë “po” kurorëzimit të dashurisë në një nga vendet më romantike. Nuk po flasim këtu aspak për ndonjë vend në Shqipëri, përkundrazi, ata vendosën të celebrohen në Como të Italisë. Këtë verë do të jenë dëshmitarë të këtij momenti kaq të rëndësishëm të tyre edhe 200 të ftuar VIP. Por sipas burimeve, ende nuk janë shpërndarë ftesat zyrtare, ndërkohë që miqtë dhe afërmit e çiftit janë njoftuar për datën si dhe për vendin ku do të zhvillohet dasma e shumëpritur. Me siguri që pas një pritjeje kaq të gjatë dhe pas ardhjes në jetë të frutit të tyre të dashurisë, eventi i radhës do të jetë padyshim një nga ngjarjet më të paharruara për çiftin, por gjithashtu edhe për të ftuarit e familjarët.

Të fundit