Flash News

KRYESORE

Data e zgjedhjeve/ Zbardhet axhenda e takimeve në presidencë, Meta e nis me Idrizin, e mbyll me Hajdarin

Data e zgjedhjeve/ Zbardhet axhenda e takimeve në presidencë, Meta e

Sot, pritet të jetë një ditë e ngjeshur për presidentin Ilir Meta. Sot, nis takimet konsultative me palët politike, teksa do të presë një e nga një përfaqësuesit e partive për të vendosur se cila do të jetë data e zgjedhjeve parlamentare 2021.

Politiko.al mëson se fillimisht, Meta do të presë në zyrën presidenciale përfaqësuesit e partive të vogla.

Në 09.30 me Shpëtim Idrizin, më pas me Arjan Madhin, i cili përfaqëson PR e Fatmir Mediut, në 10.15 me Agron Dukën, në orën 11.00 pret kryeministrin Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, një orë më vonë pret kreun e PD, Lulzim Basha, në 12.30 pret Luan Ramën si përfaqësues të LSI dhe pasdite, në 17:30 me deputeten Rudina Hajdari.

Sipas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore që palët kanë rënë dakord disa muaj më parë, zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në një nga të dielat e periudhës mes datës 15 prill dhe 15 maj.

Të fundit