Flash News

KRYESORE

De Biasi flet si ish-trajner: Ndjeva dhimbje; morëm tre pikë të rëndësishme

De Biasi flet si ish-trajner: Ndjeva dhimbje; morëm tre pikë të

Gianni De Biasi ka ndjekur për herë të parë nga tribuna si ish-trajner ndeshjen që Kombëtarja Shqiptare zhvilloi kundër Lihtenshtejnit. De Biasi tha se kishte ndjerë një dhimbje të vogël kur pa stolin nga tribuna, megjithatë u shpreh i lumtur për fitoren e kuq e zinjve.

“Sigurisht ndjeva një dhimbje të vogël, sepse ai ishte stoli im. Por, më bëhet qejfi që tashmë aty është Panuçi. Më vjen mirë që skuadra fitoi 2-0 dhe trajneri i ri debutoi me fitore, pavarësisht se parashikova fitore me 3 gola. Morëm tre pikë të rëndësishme, që e ngrenë Kombëtaren në kuotën e 12 pikëve në këto kualifikuese. Këshillat e mia për Panuçin? Asgjë të veçantë, thjesht që t’i fitojë të gjitha ndeshjet”, tha De Biasi për ‘Supersport’.

Fitorja e parë, Panucci: Lihtenshtejni kaloi, Maqedonia më e vështirë

Të fundit