Flash News

E-TJERA

De Biasi “përjashjton” djalin e Zidane nga ekipi

De Biasi “përjashjton” djalin e Zidane nga ekipi

Enzo Zidan, djali i trajnerit të Real Madrid është pjesë e skuadrës së Alaves. Ai u transferua tek ky klub gjatë merkatos së verës me shpresën se do të gjente minuta më shumë për të luajtur.

Por me afrimin e Xhani De Biasit në pesë javë të La Ligas, 22-vjeçari ka qëndruar në tribunë.

E vetmja ndeshje ku është aktivizuar nën urdhrat e ish-teknikut “kuqezi” ishte ajo e fituar në Kupën e Mbretit përballë Getafes, me djalin e Zinedine Zidane që luajti si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 68-të.

Të fundit