Flash News

KRYESORE

De Biasi: Situata e Kombëtarës nuk është e mirë, dua 3 pikët që humbëm në Elbasan

De Biasi: Situata e Kombëtarës nuk është e mirë, dua 3

Ka ngelur thuajse një muaj nga ndeshja eliminatore e Botërorit 2018 ndaj Izraelit dhe Gianni De Biasi pranoi se situate e Kombëtares Shqiptare nuk është e mirë në grup.  Ai u shpreh se kërkon nga Kombëtarja që të marrim 3 pikët që humbëm në Elbasan.

“Si jemi vendosur? Jo mirë në klasifikim dhe duhet të paraqitemi mirë, që nga ndeshja me Izraelin, që është shumë e fortë dhe e vështirë si nga aspekti logjistik, ashtu dhe nga kundërshtari. Janë të fortë, por ne shkojmë për të marrë 3 pikët që Izraeli na mori këtu”, deklaroi De Biasi. 

Gjithashtu, në portë me 11 qershor do të jetë Strakosha për shkak se Berisha është i pezulluar.

Balotazh këtë herë nuk ka, sepse Berisha është i pezulluar, ndërsa për të ardhmen do të flasim. Me rëndësi është të kemi futbollistë që luajnë rregullisht. Tomas Strakosha ka qenë impresionues në sezonin e parë. Madje, ai i ka marrë vendin Marchettit në një skuadër si Lacio që në moshën 22-vjeçare”, tha De Biasi. 

Po për kontraten e re të trajnerit De Biasi dhe a do të jetë në stadiumin e ri?

“Në rast se nuk do të jem, më ftoni dhe do të vij të shoh ndeshjen”, u përgjigj ai.

Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e 4 në grupin G të eliminatoreve, me 6 pikë në 5 ndeshje.

Të fundit