Flash News

KRYESORE

De Biazi: Vendimin për të lënë Shqipërinë e mora në 10 minuta

De Biazi: Vendimin për të lënë Shqipërinë e mora

Xhani De Biazi ka dhënë një rrëfim ekskluziv ditën e sotme  në SuperSport përballë gazetarit Shakohoxha. Ish-trajneri i Shqipërisë tashmë ka zbuluar se vendimin për të lënë Shqipërinë e mori  që qëndroi pa lëvizur ndaj Luksemburgut.

“Le të themi se pas ndeshjes me Luksemburgun mendova se historia ime me Shqipërinë duhej të përfundonte të dielën pasardhëse. Une e dija por nuk mund ta thoja më parë pasi shkurajoja lojtarët dhe do të merrej vesh. Në konferencën para Izraelit pyetjes nëse mendoja rinovimin ju përgjigja me një jo të thatë, por në mendjen time kisha vendosur, mbaroje këtë ndeshje, sido që të shkojë pas saj nuk do jesh më trajneri i Shqipërisë”.

Xhaka dhe Gashi kërcënuan se do braktisnin Kombëtaren: ” Unë jam një njëri që përpiqem ti mbroj lojtarët e mi i menaxhoj sic besoj se është e drejtë. Nëse me duhet të ndërhyj, ti masakroj e bëj. nëse duhet ti mbroj publikisht e bëj duke marrë unë fajin. Erdhën një apo dy ditë para ndeshjes me Francën kur panë se nuk kishin fanellat e titullarëve. Erdhën të dy, menduan se ishin më të fortë të dy, do të më trembnin ndoshta, më thanë kemi parë që ske ndër mend të na bësh të luajmë, ne duam të shkojmë në shtëpi.”

“Këtu ju thashë, prit prit, prit pak ndalu, nuk është se shkoni ju në shtëpi, ju dërgoj unë në shtëpi. Pastaj ju thashë edhe shumë gjëra të tjera, dhe që nga ai moment nuk ikën në shtëpi. Ulën armët dhe ikën të flinin. Unë ju thashë ju dërgoj unë në shtëpi dhe qëndruan.”

Oferta e Kosovës: “Besoj se jam trajner i lirë, deri tani s’më ka telefonuar njeri, sme kanë marrë në telefon dhe nuk mund të trokas unë dhe tu them po vij. Është një Federatë e re, i njoh të gjithë Presidentin, zv /Presidentin, Bunjakun që po bën punën që po bën, por kanë edhe një skuadër të re me talente nëpër Europë dhe që mund të bëjnë mirë.”

Të fundit