Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
De Bruyne paralajmëron Realin: Ne shkojmë për fitore në Madrid
Të mërkurën luhet ndeshja e Real Madridit dhe Manchester Cityt. Në prag të kësaj sfide spektakolare, ka folur mesfushori i ekipit anglez, Kevin De Bruyne.
Belgu ka vlerësuar rivalin, por pret që shokët e tij të skuadrës ta tregojnë veten në këtë kompeticion fantastik si Champions League.
"Reali dihet se është favorit. Ka fituar më shumë trofe se çdo skuadër tjetër. I vlerësojmë, por do të shkojmë atje për të bërë lojën tonë. Nuk do të mbrohemi, por do të luajmë në sulm. Shkojmë për fitore", ka deklaruar De Bruyne.
"Nëse nuk e fitojmë Champions-in, atëherë të gjithë do na konsiderojnë si dështakë. Këtu nuk kemi fituar ende. Gjithmonë dëshirojmë të fitojmë tituj, por ndodh dikush tjetër luan më mirë se ti", ka shtuar belgu i Pep Guardiolës.