Flash News

KRYESORE

De Jong po bind, por trajneri i Barcelonës nuk e donte

De Jong po bind, por trajneri i Barcelonës nuk e donte

Frenkie de Jong aktualisht i ka bindur të gjithë te Barcelona. Klubi katalanas nxitoi që në  janarin 2019  për të arritur akordin me Ajax. Për të kishte interes edhe Juventusi.

75 milionë euro u derdhën në arkat e klubit holandez dhe 22-vjeçari shumë shpejt u bashkua me ekipin katalanas.

Për transferimin e tij në Camp Nou pati diskutime te Barcelona. Mediat raportojnë se trajneri Valverde ishte kundër këtij transferimi. Ai nuk e cilësonte si profilin e duhur për ekipin.

Gjithsesi, në fund klubi e donte me patjetër dhe e bleu, sidomos sepse kishte edhe lojtarë që e kërkonin me ngulm. De Jong deri tani ka luajtur 23 ndeshje me katalanasit.

Të fundit