Flash News

KRYESORE

De Laurentiis e tepron, 2.5 mln euro gjoba për lojtarët e Napolit

De Laurentiis e tepron, 2.5 mln euro gjoba për lojtarët e Napolit

Kaosi te Napoli vazhdon, madje gjendja aktuale e klubit dhe skuadrës po precipiton. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka vendosur të gjobitë lojtarët pas sjelljes së tyre problematike të javëve të fundit. Shifra totale e gjobave shkon në rreth 2,5 mln euro, një lajm shumë i rrallë në botën e futbollit.

Jemi mësuar që histori të tilla t'i dëgjojmë apo lexojmë nga klubi i Kukësit në  Shqipëri, por jo në këto nivele dhe jo në këto shifra. Problemi ka nisur me grumbullimin një-javor të Napolit, që nuk u prit mirë as nga skuadra, as nga trajneri Carlo Ancelotti.

Lojtari me gjobën më të madhe është mesfushori brazilian Allan. Ai për pak sa nuk u fut në sherr me grushta me të birin e presidentit, Luigi De Laurentiis, kështu që do të paguajë 200 mijë euro gjobë.

Napoli aktualisht renditet i shtati në Serie A. Skuadra e trajnerit Ancelotti ka fituar 20 pikë në 13 javë.

Të fundit