Flash News

KRYESORE

De Ligt bëri gafë, por deklarata e tij na shtang krejtësisht!

De Ligt bëri gafë, por deklarata e tij na shtang krejtësisht!

Juventusi dje rrezikoi tejmase në Champions League në ndeshjen kundër Lokomotiv Moscow. Skuadra ruse po fitonte 1-0 deri në minutën e 77-të, por Paulo Dybala shënoi dy gola dhe i dha fitoren skuadrës bardhezi me jo pak vuajtje.

Matthijs De Ligt ishte fajtori kryesor gjatë aksionit kur Juventusi pësoi gol nga Miranchuk, por mbrojtësi holandez nuk mendon se kishte ndonjë gjë për t’u kritikuar në lojën e tij.

“Mendoj se bëra një ndeshje të mire. Isha constant dhe bëra shumë pak gabime. Thjesht kreva detyrën time, Ekipi rival pothuajse nuk gjuajti kurrë në portë. Unë nuk i lexoj kurrë gazetat, kështu që nuk dua t’ia di për kritikat”, - deklaroi holandezi pas takimit.

Të fundit