Flash News

KRYESORE

De Ligt e pranon: Nuk jam i paprekshëm!

De Ligt e pranon: Nuk jam i paprekshëm!

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, ka pranuar se po vuan shumë në Itali. Ai ka dalë kundër kritikave, pasi beson se gjithçka po shkon mirë. Ashtu dhe përshtatja me ekipin dhe lojën italiane.

"Nuk kam qenë në maksimumin tim, e di këtë gjë. Por sa më shumë që të luaj, aq më shpejt do të arrij formën time më të mirë. Duhet të punojmë fort, Juventusi është një ekip i madh. Po fokusohem në gjërat që më kërkon trajneri. Kur isha tek Ajax, e dija që isha i paprekshëm në formacion, ndërsa këtu është histori tjetër.

"E ndjej që po rritem gjithmonë e më shumë, thjesht duhet të ruaj këto ritme. Juventusi ka disa mbrojtës shumë të mirë në përbërje dhe jemi gjithmonë në majë të gishtave”, përfundoi holandezi.

Të fundit