Flash News

KRYESORE

De Ligt pranon vuajtjet: Chiellini do më ndihmonte më shumë!

De Ligt pranon vuajtjet: Chiellini do më ndihmonte më shumë!

U ble sa çmimet e kokës, por Matthijs de Ligt nuk e ka justifikuar shifrën e paguar nga Juventusi. Ai ka bërë shumë gabime në ndeshjet e para dhe duket se nuk është përshtatur krejtësisht. Shtatlarti ka rrëfyer vuajtjet që po kalon te Juventusi dhe pranon se me Chiellinin do të ishte më mirë, pasi do të kishte më shumë kohë për t'u adoptuar.

Kritikat - "Janë pjesë e jetës së një mbrojtësi. Të dielën nuk do të doja të shkaktoja penallti, por në fund fituam dhe kjo vlen më shumë se gjithçka".

Përshtatja - "E di se çfarë bëj mirë dhe çfarë bëj keq. Çdo lojtar ka nevojë të përshtatet në një skuadër të re. Juventusi ka dy mbrojtës të mirë si Bonucci dhe Chiellini, do të kisha shumë kohë për t'u adoptuar me qetësi, por dëmtimi i Chiellinit e ktheu në një sfidë të madhe për mua", - tha holandezi.

Të fundit